Shitet tokë 2,156m² në Rrugën e Drilonit | Pranë kryqëzimit të Kalçetos, vetëm 5 minuta nga Pogradeci dhe Driloni – Mundësi e artë investimi 1

Shitet tokë 2,156m² në Rrugën e Drilonit | Pranë kryqëzimit të Kalçetos, vetëm 5 minuta nga Pogradeci dhe Driloni – Mundësi e artë investimi

Ofrohet për shitje tokë me sipërfaqe 2,156 m², e pozicionuar në Rrugën e Drilonit, buzë rrugës kryesore, pranë kryqëzimit të Kalçetos. Prona gëzon një pozicion të favorshëm, me akses të drejtpërdrejtë nga rruga kryesore dhe hyrje të shtruar me beton dhe asfalt. Gjithashtu, është e rrethuar me themel guri dhe betoni, me lartësi rreth 1 metër përgjatë gjithë perimetrit, si dhe e mbjellë me pisha përgjatë kufijve të saj, duke krijuar një ambient të gjelbëruar, natyror dhe më privat. Prona ka një gjerësi prej rreth 27 metrash dhe gjatësi 78 metrash, toka ofron hapësirë për projekte të ndryshme, si ndërtimi i shtëpive prej druri, kapanonit apo magazinave të mëdha, në varësi të kushteve urbanistike dhe destinacionit të lejuar. Informacion mbi pronën: 📐 Sipërfaqja totale: 2,156 m² 📏 Përmasat: Rreth 27 m × 78 m 📍 Vendndodhja: Rruga e Drilonit, pranë kryqëzimit të Kalçetos 🛣️ Pozicionimi: Buzë rrugës kryesore 🚗 Hyrja: E shtruar me beton dhe asfalt 🧱 Rrethimi: Themel guri dhe betoni, rreth 1 m i lartë, përgjatë gjithë perimetrit 🌲 Gjelbërimi: E rrethuar me pisha përgjatë gjithë kufijve të pronës, duke krijuar një ambient natyror, të gjelbëruar dhe më privat. 📌 Distanca: Rreth 5 minuta nga Pogradeci dhe Driloni 📑 Dokumentacioni: I rregullt hipotekor Një mundësi interesante investimi! Falë pozicionit, sipërfaqes dhe karakteristikave të saj, kjo pronë përbën një alternativë interesante për individë apo investitorë që kërkojnë një hapësirë të përshtatshme për zhvillimin e një projekti të ardhshëm. 📞 Për më shumë informacion dhe për të organizuar një vizitë në pronë, ju lutemi na kontaktoni.

Lokacioni

ALL16,000,000
Kontakto